Vesti i događaji - Arhiva

06-09-2022

Skemat pensionale, të financuar sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës

Më 06 Shtator 2022, Akademia e Drejtësisë kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë Skemat pensionale, të financuar sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Delushe Halimi, gjyqtare në Gjykatën e Apelit dhe z. Ramush Bardiqi, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me zbatimin e unifikuar të legjislacionit në fuqi për pensione.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarët e departamentit administrativ të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatave Themelore si dhe zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Objavi :