Vesti i događaji - Arhiva

18-06-2012

Tryezë pune: “Drejtësia për Fëmijë”

Më 18 Qershor 2012, IGJK në bashkëpunim me UNICEF-in ka mbajtur një tryeze pune me ekspertë të lëmisë së drejtësisë për fëmijë. Qëllimi i kësaj tryeze ishte hartimi i një protokolli të përbashkët referues në fushën e drejtësisë për fëmijë.

Në këtë tryezë u diskutua për natyrën dhe strukturën e protokollit, në mënyrë që në formë sa më koncize dhe të shkurtë të përshkruhet roli dhe detyrat e institucioneve relevante të drejtësisë për fëmijës si: gjykatat, prokuroritë, shërbimi policor, shërbimi sprovues, organi i kujdestarisë, organi për ndërmjetësim dhe oda e avokatëve.

Në tryezë u përcaktua që puna e secilit institucion të përmendur të pasqyrohet në këtë protokoll duke u bazuar në strukturën e mëposhtme:

• Roli: Ku duhet të vendosen të dhënat referuese sipas kompetencave profesionale që ka institucioni;

• Dispozitat e Shërbimeve: Varësisht nga organizata/institucioni, këtu përfshihen shërbimet të cilat ofrohen, qoftë duke i renditur/paraqitur në detaje, apo duke i paraqitur linearisht përmes numrave;

• Përgjegjësitë Kyçe: Këtu mund të hyjnë, shkëmbimi i informatave gjatë dhe pas proceseve të hulumtimeve, vlerësimit te rasteve veç e veç si dhe menaxhimit të tyre nga ana e institucioneve relevante, institucioni apo organizata e parë kontaktuese për rastin e caktuar, të drejtat dhe detyrimet e organizatave/institucioneve të ndryshme nga aspekti i fushë-veprimtarisë se tyre të përditshme. 

Objavi :