Vesti i događaji - Arhiva

20-09-2022

Nën moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, tema: Rëndësia dhe parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës

Më 20 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar sesionin e parë trajnues  nga nën moduli “Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Trajnimi teorik nga tema e parë e këtij nën moduli është duke trajtuar: përkufizimi i nocionit të menaxhim, rëndësia e menaxhimit të rasteve në gjykatë, parimet e menaxhimit të rrjedhës së lëndës.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Objavi :