Trajnim: “Mjetet Provuese sipas LPK-së”
Më 13 qershor 2012 IGJK ka mbajtur trajnimin me temë: “Mjetet provuese”.
Objektivat kryesore të këtij trajnimi ishin që përfituesit pas përfundimit të tij të jenë në gjendje që të:
• aplikojnë njohuritë e tyre lidhur me mjetet provuese me anë të të cilave gjykata ka për qëllim zbulimin e së vërtetës rreth çështjes në kontest;
• zgjerojnë njohuritë e tyre lidhur me llojet e mjeteve provuese dhe të bëjnë dallimin e tyre;
• shpjegojnë rëndësinë, fuqinë dhe efektet e mjeteve provuese.
• zbatojnë drejtë dispozita e Ligjit për Procedurën Kontestimore lidhur me mjetet provuese në praktikën gjyqësore.
Në këtë trajnim u shtjelluan mjetet provuese që parashihen sipas Ligjit të Procedurës Kontestimore. Në fokus ishin mete provuese si: këqyrja në vend, dokumentet (provat shkresore), dëshmitarët, ekspertët dhe dëgjimi i palëve. Gjatë trajnimit u paraqiten shembuj nga praktika gjyqësore si dhe u zhvilluan debate lidhur me procedurën e mjeteve provuese të cilën e zhvillon gjykata. Trajnimi arriti të evitoj shumë dilema ligjore të cilat janë shfaqur me rastin e zbatimit të dispozitave të LPK-së në praktikë lidhur me mjetet provuese.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.
13-06-2012