Vesti i događaji - Arhiva

20-02-2012

PVAL Trajnim-civile Konventa e Kombeve të Bashkuara për Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave - KSHNM IGJK/SEAD

PVAL Trajnim-civile

Konventa e Kombeve të Bashkuara për Kontratat për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave - KSHNM  IGJK/SEAD

Më 20 shkurt 2012, IGJK në bashkëpunim me projektin e USAID/SEAD, Sistemi i Përmbarimit të Marrëveshjeve dhe Vendimeve në Kosovë organizoi trajnimin me temën e lartshënuar. 

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që pjesëmarrësve tu ofrohen njohuri të përgjithshme për Konventën e Kombeve të Bashkuara për Shitjen Ndërkombëtare të Mallrave, e aplikueshme edhe në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan çështjet në lidhje me; mjetet juridike të blerësit, ruajtjen e kontratës dhe shmangien e dëmeve, zbatimin e detyrimit përfshirë kërkesat e përgjithshme, zëvendësimin e mallit, e drejta për të kërkuar riparimin e dëmit, kërkesën e përgjithshme për përmbushje, barrën e provës, anulimin e kontratës, zbritjen e çmimit, dëmet, detyrimet e blerësit, kalimin e rrezikut dhe mjetet juridike të shitësit.

Trajnimi u zhvillua në formë të diskutimit interaktiv, duke u shoqëruar edhe me shembuj dhe raste nga praktika gjyqësore, me qëllim që të pjesëmarrësit të njihen me efektin e KSHNM në të drejtën dhe praktikën vendore.
Përfitues ishin gjyqtarët dhe prokurorët nga të gjitha regjionet e Kosovës të nivelit komunal dhe ata nga gjykatat për kundërvajtje.

Objavi :