PVAL- Kundërvajtje
I.Tryeze Pune: Disa aspekte të procedurës Kundërvajtëse –Ligji për Kundërvajtje
Më 06 mars 2012, IGJK, ka realizuar një tryezë pune nga lëmia kundërvajtëse me temën, Disa aspekte të procedurës Kundërvajtëse.
Qëllimi i kësaj tryeze ishte njohja dhe zgjerimi i njohurive në zbatimin e dispozitave ligjore të Ligjit për Kundërvajtje gjatë fazës së administrimit të provave.
Objektivat e temës konkrete u drejtuan në atë ku pas përfundimit të tryezës pjesëmarrësit, të janë në gjendje që të:
•Njihen me parimet udhëheqëse gjatë fazës së administrimit të provave në procedurën kundërvajtëse; dhe
•Vlerësojnë drejt provat në procedurën kundërvajtëse;
Gjithashtu, në bashkëpunim me pjesëmarrësit u shqyrtuan disa raste nga praktika gjyqësore, u shkëmbyen përvojat e punës së tyre dhe dilemat e ndryshme të shfaqura në praktikë si dhe, në fund pjesëmarrësit, demonstruan një rast simulimi në momentet kur gjatë kësaj faze procedurale bëhet ballafaqimi i palëve, në cilësi të te pandehurit dhe të dëshmitarit.
Përfitues të këtij organizimi ishin gjyqtarët e gjykatave për kundërvajtje nga të gjitha regjionet.
06-03-2012