Vesti i događaji - Arhiva

16-03-2012

PVAL-Penale Tryezë diskutimesh: Zbatimi i marrjes në pyetje të dëshmitarit dhe dëshmitarët e mbrojtur

PVAL-Penale
Tryezë  diskutimesh: Zbatimi i marrjes në pyetje të dëshmitarit dhe dëshmitarët e mbrojtur

 

Më 16 mars 2012, IGJK ka realizuar sesionin trajnues me temën e lartpërmendur. 

Qëllimi i këtij trajnimi ishte analizimi  i  çështjeve që kanë të bëjnë me dëshmitarët në procedurën penale për të cilët besohet se mund të ofrojnë njoftime për veprën penale, për kryerësin dhe për rrethanat e rëndësishme për procedurën penale duke dhënë kontribut në zbardhjen e drejtë të çështjes.

Mënyra e zbatimit të marrjes në pyetje, detyrimi ligjor për të dëshmuar, dëshmitarët e mbrojtur në procedurë penale dhe urdhri për anonimitet ishin çështjet të cilat u diskutuan gjatë këtij sesioni trajnues. Me këtë rast u bë një vështrim i disa rasteve  praktike dhe shkëmbimi i përvojave  me qëllim të  eliminimit  të  dilemave  të cilat shfaqen në praktik.

Ky trajnim kishte si objektiva kryesore ato si më poshtë:
• Të arrihet vlerësimi i efektit të dëshmisë  së  dëshmitarëve të liruar procedurën penale dhe të bëhet dallimi i tyre;
• Të vendoset për papranueshmërinë e dëshmisë së dëshmitarëve si provë në procedurën penale;
• Të dallojnë rastet se kur shpallet një dëshmitar anonim dhe dëshmitar bashkëpunues;

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

 

Objavi :