Vesti i događaji - Arhiva

28-09-2022

Sistemi Evropian i Informacionit për Evidencën Penale

Më 28 Shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke e realizuar trajnimin me temë Sistemi Evropian i Informacionit për Evidencën Penale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Skender Çoçaj, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Ali Kutllovci, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me Sistemin Evropian të Informacioneve për Evidencën Penale.

Metodologjia e zbatuar është e karakterit të kombinuar, me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive.

Përfitues të këtij trajnimi janë gjyqtarët e Gjykatës Themelore dhe prokurorët e Prokurorisë Themelore.

Objavi :