Me datë 02 Tetor 2022, Akademia e Drejtësisë nënshkroi Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë.
Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi lidhet me qëllim të rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit në mes Akademisë së Drejtësisë të Kosovës dhe Shkollës së Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë në lëmin e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta për zhvillimin dhe avancimin cilësor profesional të gjyqtarëve dhe prokurorëve si dhe përfituesve tjerë ligjor të të dyja vendeve.
Të dy institucionet duke njohur vlerën e rëndësishme të bashkëpunimit në arsimim të vazhdueshëm në fushën e zbatimit të ligjit, kanë vendosur që të krijojnë bazë të përshtatshme për bashkëpunim të ardhshëm në disciplinat e përbashkëta për të dy institucionet.
Dy institucionet deklaruan përkrahjen dhe gatishmërinë e tyre për të kontribuar në rritjen e lidhjeve arsimore, hulumtuese dhe zhvillimore me dobi të përbashkët.
Gjithashtu, Drejtori Ekzekutiv i AD-së, Enver Fejzullahu dhe U.D. Drejtori i Administratës dhe Financave të AD-së, Faton Fetoshi, morrën pjesë edhe në ceremoninë e organizuar me rastin e 25 vjetorit të veprimtarisë akademike të Shkollës së Magjistraturës, si dhe në Konferencën shkencore“Drejtësia Penale në Veprim“.
03-10-2022