Vesti i događaji - Arhiva

05-09-2022

Takimi i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë

Më 05 shtator 2022, në Akademinë e Drejtësisë është mbajtur takimi i radhës i Këshillit Drejtues të Akademisë së Drejtësisë i udhëhequr nga Kryesuesi i Këshillit z. Vaton Durguti, Udhëheqës i Departamentit Special në Gjykatën e Apelit.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi rreth draft koncept dokumentit të Ministrisë së Drejtësisë për Ligjin për Akademinë e Drejtësisë, si dhe diskutimi i Projektligjit për Zyrtarët Publik. Më pas Këshilli Drejtues sipas agjendës vazhdoi me procedurën e shqyrtimit të Raportit të Komisionit për Vlerësimin e performancës së Drejtorit Ekzekutiv të Akademisë së Drejtësisë, të cilin e miratoi njëzëri.

Në fund të takimit u diskutuan edhe çështje të tjera të rëndësishme në kuadër të fushëveprimit dhe mandatit të Akademisë.

Objavi :