Më 10 tetor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e shtatë, trajnues nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: konflikti administrativ në kuptimin formal dhe material, objekti i konfliktit administrativ-akti administrativ, akti administrativ – përmbajtja dhe heshtja e administratës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
10-10-2022