Vesti i događaji - Arhiva

05-03-2012

Trajnim i Trajnuesve

 

Trajnim i Trajnuesve 


Zhvillimi i Shkathtësive gjatë  Gjykimit  IGJK+ US DoJ (OPDAT)
Më 5 mars 2012, IGJK në bashkëpunim me Departamentit të Drejtësisë  së SHBA-Programin OPDAT në Prishtinë, ka organizuar një trajnim një ditorë me trajnuesit e certifikuar në programin e ndërtimit të shkathtësive gjatë gjykimit (NITA).

Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të rifreskojne njohurite lidhur me prezantimet e tyre në trajnimet sipas programit NITA te cilat pritet të jenë trajnime të nivelit me të avancuar.

Përqendrimi kryesor gjatë këtij trajnimi ishte përgatitja adekuate e këtyre trajnuesve që të prezantojnë teknikat e ndryshme gjatë gjykimit si: fjala hyrëse, marrja në pyetje e drejtpërdrejtë dhe e tërthortë, vënia në dyshim, si dhe argumenti përfundimtar, teknika këto të më të avancuara të ekzaminimit të palëve gjate gjykimit, teknika te cilat përfshihen në programin e NITA-s.

Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e IGJK-se.

 

Objavi :