PVAL-civile
Tryezë Diskutimesh: “Kontratat për licencën, linzingun, magazinimin dhe kontrollin e mallit”
Më 28 mars 2012, IGJK në bashkëpunim dhe mbështetje të USAID-SEAD ka realizuar tryezën e diskutimeve me temën: “Kontrata për licencën, linzigun, magazinimin dhe kontrollin e mallit”.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte analiza dhe trajtimi i gjithanshëm kontratës për licencën, linzingun, magazinimin dhe kontrollin e mallit. Në fokus të tryezës ishin edhe vështirësitë në të kuptuarit e drejtë të kontratave të përmendura dhe dilemat që po shfaqen në praktik.
Objektivat e këtij trajnimi ishin:
• Të shpjegohet korniza e përgjithshme ligjore në fuqi për kontratën e licencës, lizingut, kontrollit të mallit dhe magazinimit si dhe zgjidhjet që përmban Projekt-Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve i Kosovës.
• Të analizohet praktika që nga viti 1999 dhe problemet e ndërlidhura me zbatimin e këtyre kontratave në praktikën aktuale.
• Të sqarohen gjithanshëm elementet thelbësore të kontratës për licencën, linzingun, magazinimin dhe kontrollin e mallit.
• Të sqarohen dhe precizohen të drejtat dhe detyrimet e palëve te këto kontrata.
• Të sqarohen në mënyrë të veçante efektet juridike të kontratës për licencën, lizingun, magazinimin dhe kontrollin e mallit.
• Të shpjegohet dhe saktësohet përgjegjësia për dëmin e shkaktuar te këto kontrata.
• Të kuptohen drejtë mënyrat e shuarjes së këtyre kontratave.
Tryezë u shoqërua edhe me raste nga praktika, ndërsa përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e të gjitha niveleve dhe nga të gjitha regjionet e Kosovës.
28-03-2012