Më 27 tetor 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedurat alternative” me trajnues z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: pezullimi i përkohshëm i procedurës, rastet kur zbatohet dhe kur nuk duhet zbatuar kjo procedurë dhe zgjidhjet alternative të kontesteve” dhe format e ndryshme të tyre.
Metodologjia e trajnimit është duke u zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar, ku dy prej tyre janë të komunitetit serb.
27-10-2022