Vesti i događaji - Arhiva

10-11-2022

Nën moduli- E drejta civile, sesioni i dytë: Marrëdhëniet juridiko-civile dhe klasifikimi i të drejtave subjektive civile

Më 10 nëntor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në këtë sesion të dytë temat që po trajtohen janë: Subjektet e marrëdhënies juridiko-civile, personi fizik si subjekt i së drejtës, të drejtat personale, klasifikimi i të drejtave civile subjektive, qarkullimi juridik dhe rëndësia dhe akti administrativ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.

Objavi :