Vesti i događaji - Arhiva

11-11-2022

Nën moduli – E Drejta Civile, sesioni i tretë: Punët juridike, modifikimi i tyre dhe ndarja e punëve juridike

Më 11 nëntor 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Modifikimi i punëve juridike-kushti dhe afati, ndarja e punëve juridike, punët juridike kauzale dhe abstrakte, punët juridike formale dhe jo formale dhe punët juridike të njëanshme-dyanshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar.

Objavi :