Vesti i događaji - Arhiva

14-11-2022

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i dhjetë: Kapitulli XXVIII, Veprat Penale Kundër Sigurisë së Përgjithshme të Njerëzve dhe Pasurisë

Më 14 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, asgjësimi, dëmtimi dhe heqja e instalimeve publike, asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës, ndërtimi pa leje, punimet ndërtimore të kundërligjshme dhe veprat penale të armëve.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Objavi :