Vesti i događaji - Arhiva

14-11-2022

Nën moduli: Krimi kibernetik, sesioni i dytë: Teknologjia

Më 14 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Krimi kibernetik”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: ruajtja e të dhënave, programet e mëdha dhe interneti si dhe sistemi i operimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Objavi :