Me mbështetjen e Regional Anti-corruption Initiative (RAI) me datë 24-25 prill në Sofje të Bullgarisë u mbajt një konferencë në të cilën morën pjesë qendrat për trajnim gjyqësor të Evropës Juglindore.
Qëllimi i kësaj konference ishte inaugurimi i Rrjetit të Evropës Juglindore për Trajnim Gjyqësor
kundër Korrupsionit, pjesë e të cilit do të ishin të gjitha qendrat trajnuese të Evropës Juglindore, duke përfshirë edhe Institutin Gjyqësor të Kosovës, edhe pse Kosova është anëtarë vëzhgues i RAI Secretariat.
Gjatë konferencës përfaqësuesit e të gjitha qendrave trajnuese prezantuan projektet dhe aktivitetet tjera për arsimim ligjor kundër korrupsionit, diskutuan për sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen në lidhur me kundër-korrupsionin dhe u dhanë shumë sugjerime në këtë drejtim.
Si rezultat i diskutimeve të frytshme nga të gjithë pjesëmarrësit u arrit pajtimi që të themelohet Rrjeti Regjional për Trajnim Gjyqësor (Regional Network for Judicial Trainning – RNJT) fillimisht si mekanizëm joformal në kuadër të të cilit do të zhvillohen aktivitete të përbashkëta nga të gjitha qendrat trajnuese në projekte të ndryshme duke filluar nga me ato kundër-korrupsionit.
IGJK në këtë konferencë u përfaqësua nga z. Lavdim Krasniqi, Drejtor dhe z. Besim Morina Udhëheqës i PFAL të cilët realizuan edhe një vizitë në Institutin Kombëtar Gjyqësor (National Institute of Justice - NIJ) gjatë së cilës diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.
30-04-2012