Me datë 08 nëntor 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e BE-së EUKOJUST, organizoi takimin e radhës me Organizatat jo qeveritare, në kuadër të Rrjetit: Miqtë e Akademisë së Drejtësisë së Drejtësisë.
Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i Organizatave Joqeveritare me aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2022 përmes programit të trajnimit të Akademisë, me fokus në trajnimet e specializuara për Krimin e Organizuar, korrupsionin, dhunën në familje dhe qasjen në drejtësi, koordinimi i aktiviteteve të OJQ-ve me donatorë, si dhe përfshirja dhe bashkëpunimi me OJQ-të në aktivitetet e AD-së.
Gjatë këtij takimi u prezantua edhe këndi dedikuar Rrjetit, ne web-faqen e Akademisë së Drejtësisë ku organizatat joqeveritare do te kenë mundësinë të shohin realizimin e aktiviteteve të përbashkëta dhe të marrin informata relevante për planifikim të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen.
Gjithashtu, pjesëmarrësit në këtë takim diskutuan rreth kurrikulave trajnuese nga të dyja palët dhe shkëmbimin e përvojave dhe moduleve me interes për përfituesit e Akademisë së Drejtësisë.
06-12-2022