Më 04 Janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ I pandehuri në procedurën penale ”, në mbështetje të trajnuesit z. Valdet Gashi, Prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: I pandehuri në procedurën penale, deklarimi i të pandehurve si provë të drejtat dhe detyrimet e të pandehurit gjatë procedurës penale dhe marrja në pyetje e të pandehurit gjatë procedurës penale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2022/2023.
04-01-2023