Vesti i događaji - Arhiva

26-04-2012

PVAL&PTA Konventa Evropiane për Liritë Themelore dhe të Drejtat e Njeriut-

 

PVAL&PTA

Konventa Evropiane për Liritë Themelore dhe të Drejtat e Njeriut

 

Më 5-6, 19-20 si dhe 26-27 prill 2012, IGJK në bashkëpunim të Programin e Binjakëzimit (EU-LER) ka realizuar tri trajnime dy ditore lidhur me Konventën Evropiane për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut.

Qëllimi i këtyre trajnimeve ishte përgatitja e gjyqtarëve dhe prokurorëve në zbatimin praktik të KEDNJ. Objektivat kryesore të këtyre trajnimeve ishin që përfituesit pas përfundimit të tyre të jenë në gjendje qe: 
•  Të kuptojnë rëndësinë  e KEDNJ dhe ndikimin e sajë në praktikën gjyqësore;
•  Të njohin liritë themelore dhe të drejtat e garantuara me KEDNJ,
•  Të njohin kompetencën dhe juridiksionin e Gjykatës së Strasburgut,
•  Të njihen me elementet e pranueshmërisë apo papranueshmërisë së kërkesës pranë Gjykatës së Strasburgut; dhe 
•  Të kuptojnë efektin e vendimeve të marra për shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe ratifikuese të KEDNJ.

Me rastin e trajtimit të këtyre çështjeve trajnuesit ndërkombëtarë prezantuan një video incizim përmes të cilit pjesëmarrësit u njoftuan me historikun e formimit të Gjykatës së Strasburgut, me raste të denoncimit pranë kësaj gjykate nga shtete të ndryshme dhe me pasojat e vendimeve të marra nga kjo gjykatë për këto shtete të cilat janë anëtare të Këshillit të Evropës dhe ratifikuese të KEDNJ.

Gjatë trajnimeve janë dhënë shpjegime sa i përket organizimit të Gjykatës së Strasburgut, përbërjen e trupit gjykues, afatet relevante, kush mund të parqet kërkesë pranë gjykatës, si dhe lidhur me dallimin në mes të Këshillit Evropian dhe Këshillit të Evropës cilat janë mundësitë për anëtarësim si në Këshill të Evropës ashtu edhe në BE.

Përfituesit e këtyre trajnimeve patën rastin që përmes punëve në grupe dhe detyrave që kishin të demonstrojnë njohuritë e tyre në evidentimin e shkeljeve të drejtave të garantuara, me theks të veçantë nga neni 5 dhe 6 të Konventës.
Përfitues ishin gjyqtarët, prokurorët dhe bashkëpunëtorë profesional nga gjitha regjionet e Kosovës

 

 

 

 

Objavi :