Vesti i događaji - Arhiva

26-01-2023

Nën moduli: Shqyrtimi gjyqësor, sesioni pestë: Rrjedha e shqyrtimit gjyqësor

Më 26 janar 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Shqyrtimi gjyqësor”, në mbështetje të trajnuesit z. Afrim Shala, Gjyqtar i Gjykatës Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: shqyrtime të përgjithshme, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe fillimi i shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimit i të akuzuarit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.

Objavi :