Vesti i događaji - Arhiva

30-01-2023

Nën moduli –Procedurat alternative, sesioni i katërt: Negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë (Neni 233)

Më 30 janar 2023, në kuadër të programit për trajnim fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë grupi i dytë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën modulin “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: negocimi i marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë (Neni 233), benifitet e marrëveshjes për pranimin e fajësisë dhe efektet anësore të palës.

Metodologjia e trajnimit është duke u  zbatuar me raste praktike po ashtu edhe me metodën interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.

Objavi :