Më 21 shkurt 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedurat alternative” me trajnues z. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: prokurori i shtetit nuk detyrohet të filloj ndjekjen penale ose mund të heqë dorë nga ndjekja, të zbërthejnë nocionin kur ndjekja nuk është e detyrueshme dhe të njohin përparësitë dhe mangësitë e këtij instituti.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.
21-02-2023