Vesti i događaji - Arhiva

25-04-2023

Nën moduli: Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial- sesioni i parë- Burimet e së drejtës kushtetuese dhe roli i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës

Më 25 prill 2023, në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare, Akademia e Drejtësisë për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Drejtësia Kushtetuese në raport me sistemin gjyqësor dhe prokurorial ” me z. Islam Sllamniku trajnues i përhershëm në Akademin e Drejtësisë.

Në këtë nën modul temat që po trajtohen janë: Burimet e së drejtës kushtetuese dhe roli i gjykatës kushtetuese të Republikës së Kosovës, kompetencat e gjykatës kushtetuese, procedimi i kërkesës në gjykatën kushtetuese dhe procedurat e veçanta.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.

Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të shtetit të  sapo emëruar 2023/2024.

Objavi :