Vesti i događaji - Arhiva

02-05-2023

Nën moduli: KEDNJ, sesioni i katërt: Neni 5 par.1 i KEDNJ - Prezumimi në favor të lirisë

Më 02 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Neni 5 par.1 i KEDNJ-Prezumimi në favor të lirisë, çka përbën një heqje liri, llojet e ndalimit sipas par. 1 të nenit 5 të KEDNJ dhe Neni 1 i protokollit nr. 4 i KEDNJ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.

Objavi :