Më 10 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta civile”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: modifikimi i punëve juridike-kushti dhe afati, ndarja e punëve juridike, punët juridike kauzale dhe abstrakte, punët juridike formale dhe jo formale dhe punët juridike të njëanshme-dyanshme.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar prej tyre një është nga komuniteti boshnjak.
10-05-2023