Më 23 maj 2023, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa e parë”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: prezumimet procedurale lidhur me palët, kuptimi i palëve në procedurën kontestimore, përfaqësimi ligjor i rregullt në rast të mungesës së zotësisë procedurale dhe e drejta e ndjekjes së çështjes në gjykatë.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapo emëruar një prej tyre është nga komuniteti boshnjak.
23-05-2023