Më 29 maj 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi i drejtësisë për të mitur”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Qerkini, prokuror në Prokurorin në Speciale.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: mosha e përgjegjësisë penale, parimi i konfidencialitetit dhe Oportuniteti, mos gjykimi në mungesë i të miturit, kompetencat e prokurorit dhe gjyqtari për të mitur.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapo emëruar 2022/20223.
29-05-2023