Vesti i događaji - Arhiva

06-06-2023

Nën moduli: Kodi Penal-pjesa e veçantë, sesioni i trembëdhjetë: Korrupsioni

Më 06 qershor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e veçantë”, në mbështetje të trajnuesit z. Kreshnik Radoniqi, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: shkarkimi dhe keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, konflikti i interesit, marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore, mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 5 prokurorë të sapoemëruar 2022/2023.

Objavi :