Vesti i događaji - Arhiva

07-07-2023

Nën moduli: E drejta e punës, sesioni i tretë: Kontestet nga marrëdhënia e punës sipas Ligjit për Zyrtar Publik

Më 07 korrik  2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë, është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “E drejta e punës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: masat disiplinore dhe menaxhimi i kontesteve, pezullimi, ndërprerja dhe përfundimi i marrëdhënies së punës në shërbimin civil, Ligji për Zyrtarët Publik, Ligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës dhe konflikti Administrativ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Objavi :