Vesti i događaji - Arhiva

24-07-2023

Nën moduli: KEDNJ, sesioni i pestë: Garancitë procedurale në rastet e heqjes së lirisë

Më 24 korrik 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “KEDNJ”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: arrestimi i një të dyshuari për kryerjen e një vepre penale, neni 5 i KEDNJ dhe aplikimi i tij në Kosovë dhe raste të shkeljes së nenit 5 të KEDNJ në Kosovë- ‘’Urdhrat ekzekutiv’’.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë: një nga komuniteti boshnjak dhe tjetri nga ai turk.

Objavi :