Vesti i događaji - Arhiva

28-08-2023

Nën moduli: Kodi Penal: pjesa e përgjithshme, sesioni i tretë- Marrëveshja për të kryer vepër penale

Më 28 gusht 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: marrëveshja për të kryer vepër penale ( delictum preaparatum) dhe kufijtë e përgjegjësisë penale dhe ndëshkimi për bashkëpunim.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Objavi :