Vesti i događaji - Arhiva

30-08-2023

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, sesioni i dytë: vepra penale dhe përgjegjësia penale

Më 30 gusht 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar  trajnimin teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.

Në kuadër të kësaj  teme  po trajtohen janë: objektit të veprës penale, nocioni formalo-material i veprës penale, vepra penale sipas KPRK, elementet themelore të veprës penale, figura e veprës penale, përgjegjësia penale si element subjektiv i veprës penale, elementet e përgjegjësisë penale, përgjegjshmëria dhe Actio libera in causa  dhe përgjegjshmëria esenciale e zvogëluar

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar prej tyre një nga komuniteti boshnjak dhe një nga ai turk.

Objavi :