Vesti i događaji - Arhiva

19-09-2023

Trajnim i Trajnuesve – Arsyetimi i vendimeve gjyqësore

Akademia e Drejtësisë, në bashkëpunim me zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë, përkatësisht projekti “Mbështetje Gjykatës Kushtetuese në aplikimin dhe shpërndarjen e standardeve evropiane”, është duke e zhvilluar Trajnimin dy ditor për trajner rreth Arsyetimit të vendimeve gjyqësore.

Qëllimi i këtij trajnimi është që trajnuesit vendor të familjarizohen me standardet ndërkombëtare rreth arsyetimit të vendimeve, me format dhe burimet duke u ballafaquar edhe me raste nga praktika.

Në fjalën e tij hyrëse Drejtori ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë falënderoj Këshillin e Evropës të cilët në mënyrë të vazhdueshme mbështesin Akademinë në përmirësimin e infrastrukturës ligjore dhe trajnuese duke u bazuar ne standardet e fundit ndërkombëtare. z. Fejzullahu theksoi se ky trajnim është vetëm një nismë e AD-së në përmirësimin dhe avansimin e kapaciteteve trajnuese në fushën e Arsyetimit të vendimeve gjyqësore, e cila do përcillet me një pako të trajnimeve në veçanti edhe në platformën HELP ku edhe do lansohet kursi online.

Gjatë trajnimit do të diskutohen Nenet 3 dhe 5 ECHR në jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe gjykatave kombëtare, Nenet 6 dhe 8 ECHR në jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe gjykatave kombëtare si dhe Nenet 10 dhe 14 ECHR në jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe gjykatave kombëtare.

Në përfundim të trajnimit pjesëmarrësit do ta kenë rastin ta posedojnë edhe doracakun e ri të hartuar nga dy trajnuesit e angazhuar nga Këshilli i Evropës, znj. Ivana Roagna dhe z. Bekim Sejdiu rreth standardeve të fundit ndërkombëtare rreth Arsyetimit të vendimeve gjyqësore.

Përfitues të trajnimit janë trajnuesit e AD-së si dhe trajnuesit potencial për të ardhmen Gjyqtarë, Prokurorë nga niveli i Supremes, Apelit dhe Themelores.

Objavi :