Më 11 tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Fillimi i hetimit formal dhe procedura penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Naim Abazi, prokuror në Prokurorin Speciale të Kosovës.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedura e pushimit të hetimeve të parapara në bazë Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, arsyet dhe pasojat e pushimit të tentimit dhe dispozitat e ndryshuara pas hyrjes në fuqi të Kodeve.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 21 prokurorë të sapo emëruar 2023/2024.
11-10-2023