Vesti i događaji - Arhiva

19-07-2017

Krimi i organizuar, trafikimi i drogës dhe rastet trans nacionale, ngritja e aktakuzave

Më  19 – 20  korrik  2017, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Projektin e Binjakëzimit të BE-së "Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë, organizon trajnimin dy ditorë  me temë” “Krimi i organizuar, trafikimi i drogës dhe rastet trans nacionale, ngritja e aktakuzave”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të  prezantohet Rasti ku  përfshin një skemë të importit të drogës dhe evazionit  fiskal. Në këtë vepër penale janë të përfshirë qytetarë kosovar dhe të huaj). Gjatë këtij trajnimi do të trajtohet edhe  Analiza e akuzave, analiza e masave hetimore si dhe hartimi i aktakuzës.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Prokurorët e Prokurorisë Speciale, Prokurorët e Nivelit Themelor, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe Zyrtarë Policorë. 

Objavi :