Më 26 Tetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me GIZ, janë duke realizuar Trajnimin me temë “Viktimat e Dhunës Seksuale”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: znj. Shenaj Berisha, prokurore në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, znj. Selvi Izeti Çarkaxhiu,Psikologe Klinike në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me figurën e veprës penale të dhunës seksuale.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë, prokurores si dhe zyrtarë nga Agjensioni për Ndihmë Juridike Falas.
26-10-2023