Vesti i događaji - Arhiva

01-12-2023

Trajnim mbi menaxhimin e lëndëve për stafin e gjykatave

Më 01 Dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme në bashkëpunim me Këshillin e Evropës – CEPEJ Komisioni Evropian për Efikasitet të Drejtësisë,  janë duke realizuar Trajnimin mbi menaxhimin e lëndëve për stafin e gjykatave”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Emmanuel BARON, ekspert nga Këshilli i Evropës dhe z. Pawel FINSTER, ekspert nga Këshilli i Evropës.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve lidhur me sfidat që lidhen me performancën, duke përfshirë ato që lidhen me përdorimin e Sistemit Informativ të Menaxhimit të Lëndëve (CMIS), dhe për të identifikuar zgjidhjet e mundshme bazuar në metodologjinë e CEPEJ.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Stafi administrativ i Gjykatave nga gjitha regjionet.

Objavi :