Më 27 dhjetor 2023, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e dhjetë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “Provat gjatë hetimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: papranueshmëria e provave të marra gjatë kontrollit, kontrolli dhe sekuestrimi i përkohshëm dhe ekspertimi si provë,
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 22 prokurorë të shtetit të sapoemëruar 2023/2024.
27-12-2023