Vesti i događaji - Arhiva

22-06-2018

HELP - Trajnimi i mirë për gjykime të mira

Më 21-22 qershor, Drejtori Ekzekutiv i Akademisë së Drejtësisë ka marrë pjesë në konferencën vjetore të Rrjetit të HELP të titulluar "Trajnimi i mirë për gjykime të mira”, të organizuar nga Këshilli i Evropës në kuadër të programit të tij evropian për Edukimin për të Drejtat e Njeriut për Profesionistët Ligjor (HELP).

Synimi kryesor i konferencës ishte diskutimi midis të gjithë anëtarëve dhe partnerëve mbi mënyrat e rritjes së rezultateve të trajnimit dhe zbatimit konkret në nivel kombëtar të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe përmirësimi i bashkëpunimit efektiv midis të gjitha institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Gjatë punimeve të konferencës u diskutuan: Reforma dhe sfidat aktuale në punën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të Drejtat e Refugjatëve dhe Fëmijëve Migrues, Parimet kryesore të të Drejtave të Njeriut në Biomedicinë, Drejtësia e Përshtatshme për Fëmijë (Course on Child-friendly Justice), Lufta kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Çështjet Penale, të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, dhe u prezantuan arritjet e projekteve rajonale HELP 2017-2018.

Konferenca u zhvillua në Strasbourg të Francës dhe në të kanë marrë pjesë përfaqësues të instucioneve trajnuese gjyqësore të Evropës.

Objavi :