Vesti i događaji - Arhiva

21-01-2011

Tryezë pune për Zhvillimin e Avancuar të TIT IGJK + UNIFEM

 

Temë e këtij programi trajnues ishin: Standardet Ndërkombëtare dhe Vendore për Barazinë Gjinore në Kosovë dhe Përmirësimi i Shkathtësive Trajnuese- faza e II-të. 

Gjatë tryezës u trajtuan tema të rëndësishme në kuadër të dhunës në familje sipas Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut dhe Ligjit të Kosovës, si dhe u shqyrtuan raste nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 

Ndërsa, përmes prezantimeve të pjesëmarrësve u prezantuan shkathtësitë efektive, metodat interaktive të mësuarit dhe luajtja e roleve të ndjeshme të përfituara gjatë trajnimit të cilat u shoqëruan edhe me video incizime. 

Pjesëmarrës të këtij trajnimi ishin gjyqtarë nga të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor, një trajnues gjyqësor i IGJK-së dhe një avokat, të cilët u certifikuan si trajnues të IGJK-së, për të drejtat njerëzore të grave dhe të barazisë gjinore.

 

 

 

Objavi :