Më dt.12.10.2018, Akademia e Drejtësisë në kuadër të programit të trajnimeve fillestare për gjyqtarët e sapo emëruar, po zhvillon trajnimin teorik për modulin: “Rendi Juridik kombëtar dhe ndërkombëtar”, nën moduli: “Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut”.
Temat që do të trajtohen janë: Neni 5 i KEDNJ, në veçanti paragrafi 1, E drejta për liri dhe siguri, arrestimi i ligjshëm, e drejta për një process të rregullt gjyqësor sipas praktikave të KEDNJ, të drejtat e personit të paraburgosur etj.
Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.
12-10-2018