Vesti i događaji - Arhiva

14-02-2011

Program Trajnimi për Trajnues Procedura e vendimit paraprak IGJK- Twinning

 

IGJK në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit (EU LER)nga data 14 deri më 16 shkurt 2011 vazhdoj organizimin e trajnimeve treditore për trajnuesit gjyqësor, me temën “E Drejta e BE-së dhe Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian”.

Fokusi kryesor në këtë trajnim ishte në procedurën e vendimit paraprak që zhvillohet në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë duke trajtuar gjithanshëm rolin dhe natyrën e procedurës së vendimit paraprak.

Rëndësia e këtij trajnimi konsiston në atë se pjesëmarrësit pas përfundimit të tij do të jenë në gjendje që:

  • Të shpjegojnë rolin dhe natyrën juridike të procedurës së vendimit paraprak.
  • Të shpjegojnë rolin e gjyqtarit vendordhe detyrat e tij në procedurat e vendimit paraprak.
  • Të hartojnë dhe formulojnë kërkesën për vendim paraprak.
  • Të zbatojnë praktikën efikase të procedurës së vendimit paraprak (gjuha, dërgimi i dokumenteve dhe dosjeve në GJED).
  • Të shpjegojnë efektet e kërkesës për vendim paraprak.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë nga të gjitha regjionet e Kosovës të cilët janë në rrugë për tu çertifikuar si trajnues nga lëmi i të Drejtës së BE-së.

 

Objavi :