Vesti i događaji - Arhiva

17-04-2019

Roli i Agjencisë dhe procesi i privatizimit të subjekteve nga AKP

Më 18 Prill 2019, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme (PTV), organizon trajnimin me temë “Roli i Agjencisë dhe procesi i privatizimit të subjekteve nga AKP”.

Në kuadër të këtij trajnimi do të trajtohen: Autorizimet e Agjencisë në procesin e privatizimit; Ofertuesit me ndalesa ofertimi; Verifikimi dhe shpallja e fituesit të përkohshëm; Aprovimi dhe refuzimi i ofertës.

Përfitues të këtij trajnimi janë: Gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme, gjyqtarët e gjykatave themelore-divizionit civil, zyrtaret ligjor dhe bashkëpunëtorët profesional.

Objavi :