Vesti i događaji - Arhiva

14-04-2011

Tryezë e diskutimeve: penale Korrupsioni

 

Më 14 prill2011, IGJK ka organizuar një trajnim nga lëmia penale, me temë “Korrupsioni”.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte diskutimi i disa veprave penale të korrupsionit, si:shkelja edetyrës zyrtare nga ana e personave përgjegjës në subjektet juridike dhe çdo veprimtari e iniciatorëve apo përfituesve të kësaj sjelljeje, shpërblimi që drejtpërdrejt ose indirekt është premtuar, ofruar, dhënë, kërkuar, pranuar apo është pritur për t’u marrë për veten apo për një person tjetër.

Objektivatmësimore të këtij trajnimi ishin qëpjesëmarrësit të janë gjendjeje që të:

· Dallojnë fushat ku paraqitet korrupsioni;

· Identifikojnë format dhe mënyrat e kryerjes sëkorrupsionit;

· Aplikojnë format bashkëkohore të zbulimit të korrupsionit;

· Identifikojnë format dhe mënyrat se si mund tëparandalohet korrupsioni;

· Thellojnë njohuritë lidhur me institucionet që merren me luftimin e korrupsionit;

Gjatë këtij sesioni trajnuesu diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me situatat kur persona, qoftë zyrtarë publik, qoftë qytetarë kryejnë një ose disa veprime të ndaluara, të cilat për nga motivet dhe qëllimet përbëjnë elemente të veprës penale.

Gjatë këtij trajnimi u diskutua edhe për identifikimin e veprave penale që janë të ndërlidhura me korrupsionin meqë për kualifikimi juridik të tyre në praktikën gjyqësore ka paqartësi.

Përfituestë këtijtrajnimi ishin gjyqtarë dhe prokurorë të të gjitha niveleve nga të gjitha regjionet e Kosovës.

 

Objavi :