Vesti i događaji - Arhiva

13-05-2011

Moduli: Ndërtimi i shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit

 

Më 9, 10, 11 dhe 14, 15, 16 mars 2011, IGJK në bashkëpunim me US DoJ dhe Institutit Kombëtar të Avokimit gjatë Gjykimit (NITA) të SHBA-ve, në kuadër të Programit të Vazhdueshëm për Arsimim Ligjor si dhe Programit të Trajnimeve për Avancim kanë realizuar dy sesione trajnuese treditore me temë “Ndërtimi i Shkathtësive të Përfaqësimit gjatë Gjykimit “.

Qëllimi kryesor i këtyre trajnimeve ishte ngritja e shkathtësive praktike të gjyqtarëve dhe prokurorëve për përdorimin e teknikave më të avancuara të përfaqësimit gjatë gjykimit.

Çështjet të cilat janë trajtuar gjatë këtyre sesioneve trajnuese kryesisht kishin të bënin me teknikat e marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë, tërthortë, vënien në dyshim, rimarrjen në pyetje të pandehurve, dëshmitarëve, ekspertëve, si dhe teknikat e paraqitjes së fjalës hyrëse dhe argumentimit përfundimtar, si nga ana e prokurorit ashtu edhe nga ana e avokatit mbrojtës.

Gjatë këtyre trajnimeve pjesëmarrësve ju mundësua që përmes punës në grupe të demonstrojnë shkathtësitë e tyre të përfaqësimit gjatë gjykimit, duke punuar rreth një rasti praktik dhe duke përdorur teknikat e prezantuara nga trajnuesit vendor të trajnuar posaçërisht për mbajtjen e këtij trajnimi.

Me këtë rast këshilltarja ligjore e Ambasadës Amerikane në Kosovë, znj. Kimberly Moore shprehu, kënaqësi të veçantë për përgatitjen profesionale dhe avancimin e vazhdueshëm të stafit trajnues sipas programit NITA-s dhe njëkohësisht e vlerësoj lartë kontributin e trajnuesve të IGJK-së në organizimin dhe realizimin me sukses të trajnimit.

Përfitues të këtyre trajnimeve ishin gjyqtarë dhe prokurorë nga të gjitha nivelet dhe regjionet e Kosovës.

 

Objavi :