Vesti i događaji - Arhiva

01-07-2019

Kodi Penal –Pjesa e veçantë

Më datë 01 dhe 02 Korrik 2019, në Akademinë e Drejtësisë, në kuadër të programit të Trajnimeve Fillestarë për prokurorët e sapo emëruar (gjenerata VIII), do të zhvillohen dy (2) sesione trajnuese nga moduli: Kodi Penal i Republikës së Kosovës, nën moduli: “Kodi Penal – pjesa e veçantë”.

Temat që do të trajtohen janë:  Veprat penale nga kapitulli XX dhe XXIII, Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare neni 235 KPRK, Nxitja e akteve seksuale ose prekja seksuale nga personat nën moshën  gjashtëmbëdhjetë vjet neni 236 i KPRK, Shpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin neni 239 i KPRK, Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge neni 273 i KPRK, Prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike neni 274 i KPRK, Lehtësimi i sigurimit apo përdorimit të narkotikëve, substancave psikotropike apo analoge.

Përfitues të trajnimit janë: Prokurorët e sapoemëruar (gjenerata e VIII), 2019-2020.

 

 

 

 

Raporti për këtë aktivitet bashkëngjitet së shpejti.

Objavi :