Vesti i događaji - Arhiva

03-05-2011

Moduli 2: E Drejta Civile Materiale dhe Procedurale (PTA)

 

Më 3 maj 2011, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim realizoi sesionin e radhës me temë: “E Drejta Civile Materiale dhe Procedurale”.

Qëllimet e këtij trajnimi ishin; identifikimi i prezumimeve për zhvillimin e procedurës kontestimore në faza të ndryshme të procedurës, njohja me veprimet që duhet ndërmarrë gjyqtari për të evituar mangësitë lidhur me  prezumimet procedurale, njohja me format e padisë për mbrojtjen nga pengim posedimi, si dhe padisë për mbrojtjen e pronësisë.

Për të zbërthyer këtë materie, trajnuesit dhe pjesëmarrësit analizuan bazën ligjore që përcakton këto institute të së drejtës, u dhanë sqarime për kuptimin e nocionit “poseduesi pronësor”, si nocion i ri i parashikuar në ligj.

Për arritjen e objektivave të këtij sesioni u përdorën shumë shembuj nga praktika gjyqësore, si për mbrojtjen nga pengim posedimi ashtu edhe për mbrojtjen e së drejtës së pronësisë.

Temat e shtjelluara në këtë sesion u vlerësuan nga pjesëmarrësit si shumë të qëlluara, prandaj edhe u kërkua organizimi i një trajnimi që do të fokusohej në procedurën për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit.

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga niveli komunal dhe i qarkut nga gjitha regjionet e Kosovës.

 

Objavi :